Kryesore

Kryemadhi i tregon Arben Krajës “malin” me dosje që i ka dërguar: Mos mbyll sytë ndaj fakteve!

09:10 - 06.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Monika Kryemadhi ka publikuar një foto të dosjeve që ka dërguar në SPAK për evazionin fiskal me inceneratorët dhe kompanit të mëdha të ndërtimit për një evazion fiskal që shkon në vlerën e 189 milion eurove. Në komentin që e shoqëron, Kryemadhi i bën thirrje SPAK të mos mbyllë sytë para fakteve.




Zbardhja e inceneratorëve duke mos mbyllur sytë ndaj fakteve, duke kryer hetime me integritet larg intimidimeve apo joshjeve, si dhe ndjekja e parasë së korrupsionit, është pikënisje e një drejtësie të vërtetë e të pavarur në Shqipëri” shkruan Kryemadhi në një deklaratë që vjen pas intervistës që dha një ditë më parë Arben Kraja, i cili përfundoi vizitën e tij në SHBA.

Inceneratorët, paralajmëron Arben Kraja: Ata që kanë përgjegjësi do të vendosen përpara ligjit!

Mesazhi i plotë i Kryemadhit

Çdo ditë që kalon, paratë që mund të shkonin për rritje pagash dhe pensionesh, shkojnë për llogari të zyrtarëve të qeverisë, përmes skemës së inceneratorëve. Çdo ditë që kalon pa veprimin e drejtësisë, shteti i kapur furnizon korrupsionin e inceneratorëve, me paratë e gjakut të shqiptarëve. E përmes kësaj vjedhje të përditshme, pushteti tenton të korruptojë, manipulojë e kontrollojë edhe çdo qelizë tjetër në vend, që të vijojë i pashqetësuar vjedhjen.

Këto në foto janë dosjet e dërguara në SPAK përpara disa javësh, ku faktohet me të dhëna nga dokumente zyrtare, se vetëm evazioni fiskal i skemës së inceneratorëve kap vlerën 30 milionë dollarë, ndërsa me skema të ngjashme si inceneratorët, llogaritet një evazion fiskal 189 milionë dollarë.

Ndërkohë, me fakte, shkresa dhe analizë profesionale, janë evidentuar më parë edhe të gjitha shkeljet proceduriale të zyrtarëve të inceneratorëve.

Shqipëria nuk mund të bëhet kurban për karrierat politike të Edi Ramës, Erion Veliajt dhe bashkëpunëtorëve të tyre në këtë çështje. Zbardhja e inceneratorëve duke mos mbyllur sytë ndaj fakteve, duke kryer hetime me integritet larg intimidimeve apo joshjeve, si dhe ndjekja e parasë së korrupsionit, është pikënisje e një drejtësie të vërtetë e të pavarur në Shqipëri.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.