AKTUALITET

Maqedonia e Veriut do të furnizojë Ukrainën me tanke dhe aeroplanë

20:00 - 06.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Get it on Google Play

Kombi i vogël ballkanik, Maqedonia e Veriut ka rënë dakord të furnizojë Ukrainën me tanke dhe avionë.




Lajmin e ka konfirmuar Mykhailo Podolyak, ndihmësi i presidentit ukrainas.

Më parë u raportua se Maqedonia e Veriut do të furnizonte tanke të epokës sovjetike, por nuk përmendej dërgesa e avionëve.

“Shumë kombe po tregojnë më shumë guxim sot se gjysma e G20,” tha zoti Podolyak.

“Ashtu si Maqedonia e Veriut, duke i dhënë Ukrainës një shpatull (mbështetës) në formën e tankeve dhe avionëve.”

Ndërkohë, kujtojmë se ashtu sikurse ia premtoi në konferencën e donatorëve, qeveria shqiptare ka miratuar vendimin për t’i dhuruar 1 milion euro ndihmë Ukrainës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.