BOTA

Parashikimet e gjetura të Elon Musk për vitin 2022

13:30 - 06.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga kriptovalutat, tek transhumanizmi e humanoidët, Elon Musk ka bërë parashikimet e tij për atë ç’ka gjendet në horizont në vitin 2022.




Musk nuk është vetëm njeriu më i pasur në botë por ai është gjithashtu një figurë me një ndikim tejet të gjerë në popullsinë globale, dhe jo vetëm sepse numëron mbi 80 milionë ndjekës në Twitter.

Deklaratat e tij varjojnë, nga postimet me nota humoristike e deri tek ato më kontroverse që kanë arritur të shkaktojnë tymnajë deri në sallonet e Shtëpisë së Bardhë.

Por këtë radhë, nuk do të flasim për bëmat e Musk të cilat janë të shumta në numër, por për parashikimet e tij për vitin 2022 të bëra gjatë Code Conference – të cilat u bënë para se Rusia të pushtonte Ukrainën dhe para se bota të hynte në një epokë të re krizash globale!

Le të shohim sa prej tyre kanë ndodhur dhe sa ende jo.

A ja ka dalë Musk t’ia qëllojë në shenjë, edhe këtë radhë? Mesa duket…po!

1 – Probleme serioze me furnizimin me energji elektrike

Sipas kalkulimeve të Musk, sistemi ekzistues i energjisë është i pamjaftueshëm dhe në shumë pak vite, ai nuk do të jetë më i aftë të plotësojë kërkesën globale.

Në fakt, sipas biznesmenit, konsumi i energjisë në fare pak kohë do të dyfishohet.

Musk tha se “nuk duhen shumë mend” për të nuhatur që kemi një problem vërtetë serioz për sa i përket energjisë dhe se shumë shpejt do të duhet të shohim për alternativa, siç është energjia nukleare.

Rezultati: Po, po! Edhe pse lufta në Ukrainë e amplifikojë krizën energjetike në përmasa që askush nuk do ta kishte imagjinuar, vizionari Elon Musk e dinte këtë dhe na paralajmërojë në kohë.

2 – Revolucioni satelitor

Elon Musk është shprehur i sigurt se rrjeti satelitor i kompanisë Starlink, do të kthehet në një revolucion të vërtetë global si dhe do të ndryshojë tërësisht perceptimin tonë të deritanishëm rreth komunikacionit.

Musk thotë se teknologjia Starlink është e ardhmja, dhe se interneti satelitor do të jetë thelbësor për t’i ofruar njerëzve që jetojnë në zona rurale internet super të shpejtë.

Edhe pse deri tani, shërbimet e Starlink janë të rezervuara për një elitë të kufizuar, kostot shumë shpejt do të arrijnë të ulen dhe të bëhen të përballueshme, pasi për momentin vetëm pajisjet kushtojnë $500 dollarë, dhe abonimi i përmuajshëm, $99 dollarë.

Rezultati: E harruat? Starlink u kthye në një nga shënjestrat kryesore të ushtrisë ruse në fillim të luftës, pasi Musk ofroi të ndihmonte ukrainasit me satelitët e tij dhe rrjetet e tij të telekomunikacionit, në mënyrë që komunikimi në vend të mos ndërpritej.

Në të njëjtën kohë, industria e satelitëve privatë po vazhdon të ppërhapet dhe vetë Shqipëria mund të ketë 2 të tillë së shpejti, nëse fjalët e kryeministrit tonë ja vlen të besohen!

3 – Kriptovalutat nuk do të ikin gjëkundi

Biznesmeni amerikan parashikoi se kriptomonedhat do të bëhen me popullore në rang global gjatë vitit 2022 dhe se sipas tij, kjo është diçka pozitive, pavarësisht faktit se ai i ka kritikuar ato jo rrallë.

Pavarësisht faktit se qeveri të ndryshme janë kundër përdorimit në masë të kriptovalutave, rregullimi dhe kontrolli i tyre duket gjithnjë e më i pamundur. Të paktën deri tani.

Sipas Musk, shtetet mundet vetëm ta ngadalësojnë avancimin e kësaj ekonomie të re por edhe kjo sipas tij, do të ishte një gabim i madh pasi një valutë e re, e cila mund të mbikëqyret dhe kontrollohet nga një rrjet publik dhe i aksesueshëm nga të gjithë siç është Blockchain, është shumë më i besueshëm dhe i sigurt se sa sistemi bankar që kemi momentalisht, i cili sipas Musk, është i varur nga ‘një numër i vogël oligarkësh të cilët kontrollojnë databazat e parave dhe e ndryshojnë ekonominë sipas nevojave të tyre personale”.

Rezultati: Askush nuk mund ta kishte parashikuar rënien drastike që pësoi Bitcoin dhe rrjedhimisht kriptovaluta të tjera, ama ato janë ende në krye të tregut dhe pavarësisht krizës së përkohshme, diçka është e sigurt, ato nuk do të shkojnë gjëkundi dhe po gjejnë çdo ditë e më shumë vende të reja ku po aplikohen!

4 – Humanoidët do të jenë pjesë e jetës së përditshme

Sipas njeriut më të pasur në botë, ne jemi në prag të mbërritjes së humanoidëve robotikë në planetin Tokë:

“Ata do të ecin mbi dy këmbë dhe do të jenë antropomorfik [do të kenë trajta humane] por do të jenë shumë më inteligjentë dhe të ndërlidhur me njëri-tjetrin.” – tha Musk.

Ai gjithashtu shpjegoi se në të shkuarën ai ka refuzuar të bëhet pjesë e projekteve që përfshijnë ‘humanoidë’, të cilat sipas tij do të kontribuonin në një të ardhme distopike të ngjashme me sagën e filmave Terminator, por ai tani beson se e ardhmja është e paevitueshme.

Musk siguroi se Tesla është e angazhuar në prodhimin e humanoidit të parë, dhe ai dha fjalën se do të bëjë maksimumin që të shmangi një apokalips të mundshëm që mund të sjellë konfrontimi mes njerëzve dhe formave të ndryshme të inteligjencës artificiale.

Rezultati: Po, po. Musk ka deklaruar se në 30 shtator, do të dali në treg roboti i parë komercial humanoid i prodhuar nga Tesla, Optimus – i njohur ndryshe si human assistance robot apo roboti asistent për njerëzit!

Musk ka deklaruar se në vitet e ardhshme, Optimus do të kthehet në produktin më të shitur të Tesla-s, duke ia kaluar edhe makinave.

5 – Microchipet do të transplantohen në trurin e njeriut

Kjo mund të jetë mbase pretendimi më ekstravagant dhe kontrovers i bërë ndonjëherë nga Musk – i cili ka një kompani të dedikuar tërësisht, impianteve të mikrochipeve në trurin e njeriut – gjë e cila do të lejonte të verbërit të shohin, të paralizuarit të ecin, të shurdhëritë të dëgjojnë etj.

Si çdo gjë tjetër që Musk bën, kjo iniciativë vjen më kritikët e saj të zjarrtë – dhe këta janë aktivistët kundër konceptit të ‘transhumanizmit’ apo njerëzve cyborg, që do të thotë metamorfoza ose shkrirja e njeriut me inteligjencën artificiale.

Sipas Musk, kjo jo vetëm do ta bënte njeriun më të zgjuar dhe më të fuqishëm por ai është edhe një hap i pashmangshëm nëse njeriu do të qëndrojë në hapa të barabartë me Inteligjencën Artificiale, dhe mos t’i frikësohet një pushtimi të mundshëm!

Rezultati: Më 22 korrik 2022, një ndjekës i Elon Musk në Twitter, me emrin Shibetoshi Nakamoto, komentoi duke e pyetur atë: ‘A do të ishte i gatshëm të ngarkoje trurin tend në Cloud [në kompjuter] dhe të flisje me versionin virtual të vetes tënde sikur të ishit dy shokë?

E dini cila ishte përgjigja e Elon Musk? “E kam bërë këtë gjë tanimë” – ‘Already did it!’

Optimizmi përball një të ardhmeje pesimiste

Pavarësisht vizionit të tij pesimist rreth të ardhmes, Musk është shprehur i sigurt se specia njerëzore do të mbizotërojë përballë një sërë pengesash me të cilat do të na prezantojë e ardhmja. Ama në fund, njerëzimi do t’ia dalë.

Do t’ia dalim! – thotë Musk, – Qoftë në Tokë, qoftë në Mars apo kudo tjetër!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.