Kryesore

Pekini ndal komunikimin me Uashingtonin, reagon Blinken: Është papërgjegjshmëri

14:22 - 06.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Get it on Google Play

Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinkne akuzoi Kinën për “veprime të papërgjegjshme” , pas ndërprerjes të bashkëpunimeve në sektorë kyçe me Uashingtonit dhe tha se veprimet e fundit të Pekinit në Tajvan treguan se Kina po largohet nga praktika e zgjidhjes në mënyrë paqësore të problemeve dhe po shkon drejt përdorimit të dhunës.




Komentet e tij erdhën ndërsa avionët dhe anijet luftarake kineze kryen një stërvitje sulmi në Tajvan sot, thanë zyrtarët nga Taipei, si pjesë e veprimeve të Pekinit pas një vizite nga kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi në fillim të kësaj jave.

Hakmarrja e Kinës duke pezulluar proceset dypalëshe në tetë fusha kyçe, duke përfshirë mbrojtjen, drogën, krimin ndërkufitar dhe ndryshimet klimatike, është ndër lëvizjet që do të ndëshkojnë të gjithë botën, jo vetëm SHBA-në, tha Blinken në një konferencë shtypi në Manila.

Kina ka ndaluar bashkëpunimin me SHBA-tyë në disa fusha kyçe, duke përfshirë ndryshimet klimatike, bisedimet ushtarake dhe përpjekjet për të luftuar krimin ndërkombëtar.

Masat e reja pasojnë udhëtimin në Tajvan nga një delegacion i Kongresit të SHBA i kryesuar nga demokratja e lartë Nancy Pelosi.

Kina, e cila gjithashtu njoftoi se do sanksiononte zonjën Pelosi dhe familjen e saj, e sheh vizitën si një sfidë ndaj pretendimeve të saj për sovranitet mbi Tajvanin.

Masat u njoftuan nga ministria e jashtme e Kinës të premten, raporton BBC.

Ministria tha se dialogu midis zyrtarëve të mbrojtjes amerikane dhe kineze do të anulohej, ndërsa bashkëpunimi për kthimin e emigrantëve të paligjshëm, ndryshimin e klimës dhe hetimin e krimit ndërkombëtar do të pezullohej.

Dy fuqitë e mëdha kanë mbajtur lidhje të forta diplomatike mbi nevojën për të luftuar ndryshimet klimatike në vitet e fundit.

Në samitin e klimës të vitit të kaluar në Glasgoë, Kina u zotua të punojë “me urgjencë” me SHBA-në për të ulur emetimet


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.