AKTUALITET

Plazhi ‘Sirena Jonada’, 4 mijë firma në më pak në 24 orë nga publikimi i peticionit

13:51 - 06.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka shkuar në 4 mijë, numri i personave të cilët kanë firmosur peticionin, për ndryshimin e plazhit të Potamit në “Sirena Jonada”, në më pak se 24 orë nga publikimi i tij.




Kështu bëri të ditur për “Euronews Albania”, poetja Alma Papamihali e cila ishte nismëtarja e peticionit, pasi shkroi një poezi për 7-vjeçaren.

“Kjo nismë erdhi fare rastësisht. Si fillim unë shkruajta një poezi e cila u bë virale dhe përfshiu një masë mjaft të gjërë lexuesish. Poezia ishte për një simbolikë si sirena Jonada dhe erdhi si një natyrshmëri edhe diçka e tillë. Deri më tani janë 4 mijë firmëtarë që kanë firmosur për këtë peticion. Kryesisht peticioni është online, janë vetë njerëzit që kanë marrë iniciativën”, theksoi ai.

Tre ditë më parë, në plazhit e Potamit në Himarë ndodhi një ngjarje e rëndë, ku e mitura u përplas për vdekje nga një skaf që drejtohej nga Arjan Tase.

Tase, ishte efektiv policie dhe u përjashtua nga radhët e policisë pas ngjares, teksa këtë të premte Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për të.

Ndërsa, ditën e djeshme, u zhvillua një protestë ku kërkohej dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Plicisë, Gledis Nano.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.