AKTUALITET

I punësuar në sektorin e ndërtimit në Maltë, plagoset rëndë 34-vjeçari shqiptar, u godit nga fadroma

20:22 - 06.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Get it on Google Play

Një 34-vjeçar shqiptar është plagosur rëndë pasi u godit nga një fadromë në një kantier ndërtimi në Marsaxlokk, të Maltës.




Policia vendase ka sqaruar se ngjarja ka ndodhur në orën 11:30 të së shtunës në afërsi të Xrobb l-Għaġin.

Një ekip mjekësor u thirr në vendngjarje për t’i dhënë ndihmën e specializuar shqiptarit, i cili aktualisht po trajtohet në spitalin Mater Dei, ndërsa një hetim për aksidentin po vijon.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.