AKTUALITET

Sherr mes pushuesve në Vlorë, dy të rinj u ngacmojnë gratë, bashkëshortët e tyre u përgjigjen me grushte

20:48 - 06.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një sherr mes disa pushuesish është regjistruar ditën e sotme në bregdetin e Vlorës. Sipas News24, një grup pushuesish janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, ku ka pasur dhe persona të gjakosur.




Mësohet se shkak i këtij sherri janë bërë dy të rinj, që dyshohet se kanë ngacmuar dy gra. Këtë skenë të turpshme e kanë parë bashkëshortët dhe familjarët të cilët kanë ndërhyrë dhe janë konfliktuar me dy të rinjtë.

Si pasojë e sherrit tre persona kanë përfunduar të gjakosur. Mësohet se nga qytetarë të ndryshëm është njoftuar policia dhe ambulanca për tu ardhur në ndihmë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.