AKTUALITET

Sulmi ndaj policisë në veri të Kosovës, reagon shefi i EULEX: Akt kriminal, do t’i shtojmë patrullimet në atë zonë

21:50 - 06.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shefi i EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark ka reaguar pas sulmit të sotëm ndaj Policisë së Kosovës në Ujman.




Wigermark ka thënë se këto sulme janë akte kriminale dhe duhet të ndalen menjëherë. Ai po ashtu tha se EULEX-i do t’i shtojë patrullimet në atë zonë.

“Të shtënat e sotme në liqenin e Gazivodës/Ujmanit janë edhe një sulm me armë zjarri ndaj Policisë së Kosovës. Askush nuk u lëndua, por këto sulme jo vetëm që janë të rrezikshme, janë akte kriminale dhe duhet të ndërpriten menjëherë. @EULEXKosovo do të shtojë patrullimet e saj në zone”, shkroi Wigemark.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.