Kryesore

“Tani e di se kush janë miqtë e vërtetë”, deputeti ukrainas dorëzon në parlament projektligjin për njohjen e Kosovës

13:24 - 06.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ukraina ka refuzuar të njohë Kosovë, por mesa duket vendi i cili po përballen me luftën ruse, ka ndryshuar qëndrim. Një deputet ukrainas në një reagim në rrjete sociale ka njoftuar se ka dorëzuar në Parlament një projektligj për njohjen e pavarësisë së Kosovës.




Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, përmes një postimi në rrjetin e tij social në Twitter, ka bërë të ditur se ka dorëzuar një draft-rezolutë në Parlamentin e Ukrainës, ku bëhet thirrje që Ukraina ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Deputeti ukrainas, pasi ka bërë publike draft-rezolutën në fjalë ka deklaruar se shpreson se Ukraina ta njohë pavarësinë e Kosovës sa më parë të jetë e mundur.

“Dorëzova në Parlamentin e Ukrainës një rezolutë për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ukraina ndan vlerat perëndimore dhe do të përkrahë demokracinë kudo në botë. Shpresoj që Ukraina do ta njohë pavarësinë e Kosovës sa më parë të jetë e mundur”, ka shkruar ai në Twitter.

Sipas deputetit Goncharenko, shpallja e pavarësisë së Kosovë nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Në vitin 2010 Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në kuadër të OKB-së pranoi se shpallja e sovranitetit shtetëror të Kosovës nuk bie në kundërshtim me normat e së drejtës ndërkombëtare, nuk shkel asnjë rezolutë dhe akte ndërkombëtare”, ka shkruar ai në Facebook.

Jo më kot, 22 nga 27 vendet anëtare të BE-së, tashmë e kanë njohur Kosovën. Po ashtu Kosova njihet nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Britania e Madhe”.

Për deputetin ukrainas në asnjë mënyrë Kosova nuk duhet të krahasohet me republikat e vetëshpallura të Donetskut dhe Luhanskut në lindje të Ukrainës.

“Prandaj Ukraina duhet ta njohë sovranitetin shtetëror të Kosovës dhe të shprehë mbështetje ndërkombëtare ndaj saj”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.