BOTA

Televizioni shtetëror rus: Koreja e Veriut i ofron Kremlinit 100,000 “vullnetarë” për luftën në Ukrainë

22:10 - 06.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Koreja e Veriut ka ofruar të dërgojë 100,000 ushtarë për të forcuar përpjekjen e pushtimit të Rusisë në Ukrainë, ka pohuar televizioni shtetëror rus.




Oferta e shtetit të parë për ndihmë ushtarake nuk mund të verifikohej menjëherë, por ajo u theksuar nga eksperti rus i mbrojtjes Igor Korotchenko.

“Ka raporte se 100,000 vullnetarë koreano-veriorë janë të përgatitur të vijnë dhe të marrin pjesë në konflikt”, citohet të ketë thënë Korotchenko në Channel One rus, shkruan New York Post, përcjell Telegrafi.

“Nëse Koreja e Veriut shpreh dëshirën për të përmbushur detyrën e saj ndërkombëtare për të luftuar kundër fashizmit ukrainas, ne duhet ta lejojmë atë”, është shprehur Korotchenko.

Me sa duket, vlerëson NYP, nuk është marrë parasysh se çfarë përbën një forcë “vullnetare” në një shtet autoritar siç është Koreja e Veriut.

Në këmbim, thekson Mirror.co.uk, shteti në vështirësi ekonomike do të merrte drithëra dhe energji elektrike.

Pretendimi për ndihmën e Koresë së Veriut vjen pasi disa “shtete satelit të Rusisë” po ofrojnë të ashtuquajturat forca “vullnetare”, një shenjë që disa analistë të inteligjencës perëndimore e kanë marrë si një tregues se Vladimir Putinit i mungon kapitali politik për të urdhëruar një mobilizim masiv brenda Rusisë.

Madje, vetëm muajin e kaluar, spiunazhi i Mbretërisë së Bashkuar Richard Moore tha se besonte se “asetet luftarake” të Rusisë ishin “gati të mbaronin”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.