AKTUALITET

Tragjedia në Himarë, Gledis Nano “zbret në terren” dhe merr vendimin, pezullohen lejet e efektivëve për vijat bregdetare dhe zonat turistike

14:45 - 06.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tragjedia në Himarë trondit jo pak opinionin publik, ndërsa solli edhe reagime të forta shoqëruar edhe me protesta.




“BalkanWeb” thekson se drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka pezulluar të gjitha lejet për punonjësit e strukturave të policisë për vijat bregdetare dhe zonat turistike, deri në përfundimin e sezonit turistik me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në plazhe dhe vendosjen e policisë në dispozicion të plotë.

Për pasojë Nano ka kërkuar që strukturat përgjegjëse të policisë të jenë në gatishmëri dhe në dispozicion të plotë për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

BW po ashtu theksoi se vetë drejtori i Policisë së Shtetit, ka zbritur në terren duke kryer kontrolle të imtësishme dhe vëzhguar punën e strukturave të policisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.