AKTUALITET

U hodh nga kati i 9-të i pallatit, humb jetën 19-vjeçari

21:52 - 06.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 19-vjeçar ka vdekur sot në Ferizaj të Kosovës, pasi dyshohet se është hedhur nga kati i 9-të i një ndërtese.




Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Sali Çeku”.

Lajmin e konfirmoi për Gazetën Express zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Sot, rreth orës 00:35 të mëngjesit ,Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se një person,  shtetas i huaj me inicialet B.G i moshës 19 vjeçar në rrugën ‘Sali Çeku’ në Ferizaj, ka rënë nga kati i IX- të i një ndërtese, I njëjti për ndihmë mjekësore është dërguar në Emergjencën e Ferizajt e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në QKUK-Prishtinë, ku nga atje jemi njoftuar se ka ndërruar jetë!”, deklaroi Veseli.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.