Kryesore

ANALIZA/ Krizë e re në Ballkanin Perëndimor, Bosnja qendra e konfliktit! Moska kërkon të nxisë trazira

20:24 - 07.08.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Në Ballkan, Europa po sheh se si një krizë po zhvillohet ngadalë”. Kështu e ka nisur analizën e saj, Sky News e cila shton se ky është një problem i njohur tashmë, në një vend të njohur, por tani në lojë është futur dhe ndërhyrja nga Rusia.




Sipas Sky News, bëhet fjalë për Bosnjen, e cila 30 vite pas luftës së saj të tmerrshme është kapur në një mosmarrëveshje komplekse, të paqëndrueshme që përfshin ndarjet etnike, ndarjen fetare, mohimin e gjenocidit, kujtimet e tmerrshme dhe dyshimin se Moska po i nxit situatën.

Është një vend i formuar nga shekuj ndarjesh etnike dhe fetare, dhe që ende përballet me identitetin e vet të thyer. Por është historia moderne ajo që është kaq e prekshme, plagët e ndryshme të lëna pas nga tre vjet e gjysmë luftë brutale në vitet 1990. Kishte 100,000 të vrarë në një vend me vetëm katër milionë banorë.

Problemet më të mëdha të Bosnjës janë trauma që vazhdon, tensionet e rrezikshme që ende e ndajnë këtë vend dhe ndjenja se mund të kthehet në rrugën e luftës katastrofike. Se asgjë, në të vërtetë, nuk ka ndryshuar.

Për të kuptuar se sa të brendshme janë ato ndarje, ne largohemi nga Sarajeva dhe udhëtojmë për disa orë. Pak para se të arrini në kufirin me Serbinë, gjeni qytetin e Srebrenicës. Pikërisht këtu u vranë më shumë se 8,000 burra dhe djem myslimanë, nga serbët e Bosnjës, në korrik 1995.

Një akt i pashpirtësisë pothuajse të papërshkrueshme, i udhëhequr nga Ratko Mlladiç. Ai i siguroi vendasit se do të ishin të sigurt dhe më pas urdhëroi një valë tronditëse dhune, e cila filloi, në mënyrë skandaloze, nën sytë e trupave të Kombeve të Bashkuara.

Frika e shumë njerëzve në Europën Perëndimore është se Rusia po kërkon vende të reja për të nxitur trazira  për të shkëputur vëmendjen nga ajo që po ndodh në Ukrainë dhe për të shtrirë unitetin europian dhe se Bosnja, me ndarjet dhe paqëndrueshmërinë e saj, mund të duket kandidati i përsosur. Përgjatë historisë, Ballkani ka qenë shpesh vendndodhja e dhunës.

Pra, a mund të ndodhë përsëri? A mund të kthehet vërtet Bosnja në konflikt dhe ndarje? Përgjigja, shqetësuese, është një “ndoshta” e kujdesshme, shkruan Sky.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.