LAJMI I FUNDIT

Çmimi i naftës, Braimllari: Sektori i bujqësisë është në emergjencë, Rilindja është propagandë!

15:09 - 07.08.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sekretari Organizativ i Partisë së Lirisë, Endrit Baraimllari, ka ngritur shqetësimin në lidhje me vështirësitë që has fermeri shqiptar pas rritjes së çmimeve, kryesisht çmimi i naftës.




Ai ka renditur disa pika mbi atë se çfarë ka nevojë bujqësia shqiptare sot, duke përfshirë subvencionet dhe Favorizimin e produkteve Made in Albania.

Postimi:

Fermeri vendas në varfëri, Rilindja propagandë dhe mashtrim.

Fermeri vendas po përballet me vështirësi të jashtëzakonshme në kushtet kur çmimet po rriten çdo ditë.

Rritja e çmimit të karburantit e inputeve bujqësore, mungesa e infrastrukturës, mungesa e tregut për produktet vëndas, mungesa e subvencioneve dhe skemat klienteliste të përfitimit.

Rreshjet e breshërit në muajin qershor dhe mungesa e vëmendjes nga pushteti lokal dhe qendrorë kanë çuar fermerin vëndas në kushtet e falimentimit.

Është e pa imagjinuar që 80 përqind e të rinjve në qarkun Korçë, në zonën më prodhuese të Shqipërisë emigrojnë në Maqedonin e Veriut dhe në Greqi për të kryer të njejtën punë në bujqesi dhe lënë tokat e tyre më prodhuese sepse Rilindja nuk i mbështet por i detyron drejt emigrimit në një politikë të qartë antikombëtare dhe shpopulluese.

Sektori i bujqësisë është në emergjencë dhe duhet të shikohet qartë si një sektor strategjik dhe për këtë kerkon vëmendje dhe angazhim të drejtëpërdrejtë.

Bujqësia ka nevojë:

Revolucion Antikorrupsion në bujqësi me qëllim që prioritet i AZHBR-së të mos jetë afera e inceneratorëve por fermeri vëndas.

Subvencionim i drejtëpërdrejtë për çdo njësi prodhimi.

Subvencionim për çmimin e inputeve.

Subvencionim për skemën e karburantit.

Favorizimin e produkukteve Made in Albania.

Bujqesia sektor strategjik që kthen shpresë dhe hap vënde të reja pune


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.