Kosova

Deklarata për gazetaren ruse, Grenelli i ‘vërsulet’ ministrit të Kosovës: Është një precedent i tmerrshëm!

18:40 - 07.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Get it on Google Play

Ish i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar pas dëbimit nga Kosova të spiunes ruse, Daria Almaova.




Shpallja “non-grata” e gazetares ruse, Sveçla: Spiune e konfirmuar, e angazhuar në propagandë lufte!

Ai e ka cilësuar deklaratën e bërë nga Ministri i brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, si nxitje për urrejtje.

Sipas tij deklarata e Sveçlës se spiunia ruse Alamova u arrestua dhe u shpall non-grtaa nga autoritetet e Kosovës erdhi në të njëjtën ditë kur policia u sulmua nga bandat kriminale në veri të vendit, është një precedent i tmerrshëm, pasi çdo vend ka të drejtë të dëbojë dhe shpallë non-grata zyrtarët e Kosovës në të ardhmen..

“Ndërsa ju keni çdo të drejtë të dëboni individë pro-rusë (ose këdo) që nuk ju pëlqen, po krijoni gjithashtu një precedent për qeveritë e tjera që t’i ndalojnë zyrtarët e Kosovës që nuk i pëlqejnë…. Është një precedent i tmerrshëm. Po kështu është edhe refuzimi i afisheve serbe në targa”, shkruan Grenell, duke rikonfirmuar qëndrimin e tij kundër çdo lloj mase reciprociteti me Serbinë që Kosova synon ta vendos.

 

Sveçla kishte shkruar se arrestimi i Aslamovës, të cilën sot njoftoi se e ka shpallur “non grata” duke ia ndaluar hyrjen në Kosovë për 5 vjet – është “ndërhyrjes së Rusisë në veri të Kosovës”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.