Kryesore

“Drejtësi për Jonadën”- Nesër sërish protesta qytetare, Berisha: Mbështetje të plotë

13:24 - 07.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ditën e nesërme është paralajmëruar një tjetër protestë qytetare përpara ministrisë së Brendshme. Protesta mbahet nën moton “Drejtësi për Jonadën”, e cila u vra teksa ishte në plazh nga një skaf, që drejtohej nga komisari i policisë, Arjan Tase.




Protestuesit do të dalin në tubim, duke kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuç, ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro, por edhe Drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Protesta mbështetet edhe nga opozita. Ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një postimi në facebook shkruan se mbështet plotësisht protestën e tyre.

“Nesër qytetarët në protestë. Mbështetje të plotë protestës së tyre”, shkruan Sali Berisha.

Kujtojmë që të enjten e 4 gushtit qytetarët u grumbulluan para Ministrisë së Brendshme dhe kryeministrisë. Në mbështetje të tyre ishin edhe liderët e opozitës, Sali Berisha dhe Ilir Meta, të cilët qëndruan bashkë gjatë protestës.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Mire Berisha qe jep mbeshtetje te plote,. Ne shoqerija civile jemi ne merak.po zoti Meta a do te na mbeshtese sebashku me Monen e Vasilin !? Do te na ndihmonin shume ne kauzen tone!?

    Përgjigju ↓