Kryesore

Larg zhurmës së Tiranës/ Berisha i relaksuar në mal, Meta i buzëqeshur në det (FOTOT)

10:46 - 07.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy liderët opozitarë Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë zgjedhur që këtë të dielë ta kalojnë larg zhurmës së kryeqytetit. Njëri ka zgjedhur malin dhe tjetri detin.




Kështu në Facebook, Sali Berisha ka publikuar një foto në mal, ndërsa shkruan: “Mirëmëngjesi miq, ju uroj një të dielë të mbarë”.

Ndërkohë, nga ana tjetër, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka preferuar detin. I veshur sportiv, ish-presidenti në këtë ditë të nxehtë ka uruar për sa më shumë freski.

“Mirëmëngjesi miq! Uroj një të diel të freskët dhe ripërtëritëse për të gjithë”, shkruan Ilir Meta.

Kujtojmë që si Meta ashtu edhe Berisha kanë folur për një aksion opozitar të përbashkët në muajin shtator, kundër qeverisë së Edi Ramës.

Tre ditë më parë, ata u panë bashkë në një protestë të organizuar në Tiranës për vrasjen e 7-vjecares nga skafi që drejtohej nga komisari i policisë, Arjan Tase./Panorama


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.