Kryesore

Pyetjet për SPAK: Pse e firmosi Rama kontratën që ishte në kundërshtim me ligjin?

11:50 - 07.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Jamarbër Malltezi, në një deklaratë nga selia blu, ka akuzuar organet e drejtësisë se janë “bashkëpunëtore” në aferën e inceneratorëve.




Sipas tij, drejtësia dhe Soros i ndajnë paratë bashkë, ndërsa shtoi se po paguhet shumë në mënyrë që afera e inceneratorëve të varroset.

“Paguhet shumë për ta varrosur aferën e inceneratorëve, me të cilën kanë vjedhur 105 milion euro deri tani, dhe vijojnë çdo ditë. Jo vetëm para’ të shqiptarëve, por edhe taksapaguesve europianë.

Bashkimi Europian ka dhënë 4 milionë euro për përafrim legjislacioni mjedisor përmes projekteve STEMA dhe Selea. Sapo u sinkronizuan ligjet, u hartuan Strategjia dhe Plani Kombëtar i Mbetjeve.

Këto u injoruan dhe u vrapua pas një propozimi të pakërkuar për inceneratorë.
Inceneratorët bien ndesh, qoftë me strategjinë, qoftë me planin e veprimit të financuara nga Bashkimi Europian.

Pesë pyetje të thjeshta për SPAK:

1. Pse u dhunua Strategjia dhe Plani Kombëtar për Menaxhimin e Mbetjeve që ishin në fuqi?

2. Pse u firmos kontrata, ndonëse APP kish sqaruar se procedura ishte e kundraligjshme?

3. Edi Ramën e zuri ndonjë hall i madh apo bëri ndonjë pazar po kaq të madh që firmosi kontratë në kundërshtim me ligjin?

4. Pse u mashtrua sikur kompania e sapokrijuar kishte eksperiencë të madhe me incenerimin? Si qëlloka që miqtë e Edi Ramës dhe Arben Ahmetajt qenkan ‘nonat e incenerimit’?

5. Çfarë halli apo pazari e detyruan Edi Ramën që gënjeu sikur u kryen 10 procedura brenda 1 dite?

Këto janë pyetje shumë të thjeshta për shqiptarët, por shumë të vështira për drejtësinë e Soros.
Ne kemi një përfundim: Të gjitha këto ndodhin sepse ata i ndajnë paratë së bashku”, tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.