Kosova

Shpallja “non-grata” e gazetares ruse, Sveçla: Spiune e konfirmuar, e angazhuar në propagandë lufte!

15:34 - 07.08.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka reaguar pas shpalljes “non grata” për pesë vitet e ardhshme të gazetares ruse Daria Aslamova, pasi u përpoq të hynte në territorin e Kosovës.




Me anë të një postimi në Twitter, Sveçla u shpreh se ndalimi i saj është dëshmi e pakundërshtueshme e ndërhyrjes ruse në veri të Kosovës.

Ministri shtoi se ngjarja ka ndodhur në të njëjtën ditë kur policia e Kosovës është sulmuar dhe vetëm gjashtë ditë pas incidenteve në veri të vendit.

Sveçla ka deklaruar se Aslamova është spiune e konfirmuar ruse e angazhuar në propagandë lufte në Ukrainë.

“Në të njëjtën ditë që policia jonë u sulmua nga bandat kriminale dhe vetëm gjashtë ditë pas incidenteve të së dielës, Daria Aslamova, një spiune e konfirmuar rus e angazhuar në propagandë lufte në Ukrainë, u arrestua duke tentuar të hyjë në Kosovë nga Serbia – dëshmi e pakundërshtueshme e ndërhyrjes në veri të Kosovës.

Sot, nën autoritetin tim si Ministre e Punëve të Brendshme, e kam shpallur Daria Asmalovën persona non grata në Republikën e Kosovës për pesë vitet e ardhshme.

Spiunët rusë vazhdojnë të jenë aleati kryesor i Serbisë për të destabilizuar Ballkanin Perëndimor, veçanërisht Kosovën”, shkruan ministri Sveçla.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.