Kronikë

Shpërthen në flakë gjatë lëvizjes autobusi i linjës Durrës-Porto Romano, zbardhen dyshimet e policisë

17:00 - 07.08.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një autobus i linjës Durrës-Porto Romano është përfshirë nga flakët pasditen e së dielës, rreth orës 16:10, në lagjen “Nr. 15”.




Sipas policisë, dyshohet se shkak i zjarrit të jetë bërë një defekt elektrik.

Fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 16:10, në lagjen “Nr. 15”, Durrës, një autobus i linjës Durrës-Porto Romano, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike në motorr, ka marrë flakë në lëvizje e sipër.

Nga zjarri i rënë në autobuz, nuk ka asnjë person të lënduar .

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.