BLUETOOTH

“Më shumë se miq”/ U ndanë prej xhelozisë, Sheila i rikthehet historisë me Noizyn?

15:24 - 07.08.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndoshta nuk e keni ditur, por dikur Sheila dhe Noizy ishin miq shumë të mirë. Duket se disa prej fansave e mbanin mend këtë detaj dhe në një pyetësor në rrjetet sociale, e kanë pyetur këngëtaren rreth afërsisë së saj me Noizyn.




Por teksa të gjithë po prisnin një përgjigje, nga ato ‘cliche’ që jemi mësuar të ndeshim, përgjigjja e Sheilës na ka habitur.

“Po me Noizyn si i keni marrëdhëniet më përpara keni qenë miq jeni më…”, i ka shkruar ndjekësi.

Sheila Haxhiraj 16 500x880

“Më shumë se miq”, i është përgjigjur këngëtarja. Nuk dihet nëse “më shumë se miq” është për të treguar një lidhje vëlla-motër apo një flirt mes të dyve. Por historia mes tyre vite më parë është aluduar më shumë sesa miqësi.

Kur ishte pjesë e “Big Brother”, këngëtarja pranoi të fliste për historinë e dashurisë që mori fund vite më parë.

Gjatë një bisede me Monikën, Sheila është shprehur ndër të tjera se një prej arsyeve të ndarjes nga ish–i dashuri ka qenë ndjekja e karrierës. Pra, ish-i dashuri është ndjerë xheloz për arsye se Sheila ka zgjedhur të mos braktisë rrugën e muzikës.

“Një nga gjërat që ka sjellë ndarjen ka qenë edhe ndjekja e karrierës sime”, është shprehur Sheila. Këngëtarja nuk ka përmendur emrin e ish-të dashurit, por menjëherë u aludua se bëhet fjalë për reperin Noizy.

Të gjithë e mbajnë mend bashkëpunimin që Sheila dhe Noizy kanë pasur vite më parë në fushën e muzikës. Të dy kanë bërë edhe një këngë së bashku. Por menjëherë pas këtij bashkëpunimi dy të rinjtë u larguan nga njëri-tjetri, duke na bërë të gjithëve të mendojmë se në fakt është historia e dashurisë ajo që shkoi keq mes të dyve.

Tashmë që kanë kaluar shumë vite dhe Noizy është në kulmin e suksesit të tij, Sheila i është rikthyer edhe një herë kësaj historie, duke shkaktuar mjaft reagime në rrjet për historinë e tyre./ PANORAMAPLUS


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.