BOTA

Agjencia e Inteligjencës së Ukrainës: Arrestohen dy agjentë rusë, po planifikonin të vrisnin dy zyrtarë të lartë dhe një aktivist

21:45 - 08.08.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy persona që punonin për shërbimet e inteligjencës ruse janë arrestuar pasi dyshohet se kishin planifikuar të vrisnin ministrin e mbrojtjes të Ukrainës dhe kreun e agjencisë së saj të inteligjencës ushtarake, tha sot shërbimi i sigurisë së brendshme të Ukrainës, SBU.




Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës prishi komplotin e agjencisë ruse të inteligjencës ushtarake GRU për të përdorur një grup sabotazhi për të kryer tre vrasje, përfshirë atë të një aktivisti të shquar ukrainas, tha agjencia në një deklaratë.

Të dyshuarve iu premtuan deri në 150,000 dollarë nga kujdestarët rusë për vrasjen e secilit prej objektivave të tyre, tha SBU.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.