BOTA

Allegri bëhet me makthe, i dëmtohet edhe Szczesny, mbushet infermieria

16:09 - 08.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një javë përpara startit të sezonin në shtëpinë e “Zonjës së Vjetër” gjërat nuk po shkojnë si duhet. Pas humbjes së rëndë të pësuar nga Atletico Madrid, trajneri Allegri ka marrë një tjetër lajm të hidhur, sheh ti dëmtohet një tjetër titullar:




Wojciech Szczesny, si pasojë e një dëmtimi në kofshë do të qëndrojë jashtë fushave të lojës afro një muaj, në këtë përfundim kanë dalë mjekët pasi portieri iu nënshtrua vizitave mjekësore në JMedical.

Polaku ka pësuar një tërheqje muskulore në kofshën e majtë. Jo vetëm Szczesny, në sfidën e parë të sezonit, atë kundër Sassuolo, Allegri duhet të bëjë llogaritë edhe Chiesa, Pogba e McKennie.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.