AKTUALITET

Cili model i Asociacionit është i pranueshëm për Kurtin?

15:32 - 08.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Get it on Google Play

Kryeministri Albin Kurti ka folur pas deklaratave të Emisarit amerikan Gabriel Escobar i cili duke transmetuar fjalët e Sekretarit Amerikan të Shtetit tha se diskutimet për Asociacionin duhet të fillojnë.




I pyetur se cili model do të jetë i Asociacionit do të jetë i pranueshmë për të, Kurti ka elaboruar se nuk është i interesuar për asociacione sipas kriterit etnik. “Modelet, të cilat janë zhvillimore, janë padyshim të nevojshme. Nëse kemi, ta zëmë, komunat e Maleve të Sharrit, ose të Bjeshkëve të Rugovës, ose komunat e Lumit Lepenc, komuna të cilat kanë të bëjnë me veçantinë gjeografike, ekonomike e zhvillimore të komunave, unë jam i interesuar” është shprehur Kryeministri.

“Por, asociacione sipas kriterit etnik, nuk e kalojnë testin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe të parimit universalist demokratik. Nuk e kalojnë. Pra, nuk duhet të bëhet asociacioni i komunave serbe pse kemi këtë identitet etnik, nëse ia duam të mirën këtij vendi. Dhe, kur kihet parasysh që Beogradi – paralelisht me kërkesën për asociacion njëetnik – deklaron se kurrë nuk do ta njohë Kosovën, pasi që masakra e Reçakut kurrë nuk ka ekzistuar – atëherë besoj që nuk ka njeri për të cilin nuk është i qartë konteksti në të cilin jetojmë” ka shtuar ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.