LAJMI I FUNDIT

“Drejtësi për Jonadën”/ Çfarë nuk u pa nga protesta para Ministrisë së Brendshme dhe Kryeministrisë (FOTO)

23:54 - 08.08.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ashtu siç edhe e patën paralajmëruar mbrëmjen e së enjtes, qytetarët u mblodhën sërish në protestë para Ministrisë së Brendshme dhe kryeministrisë mbrëmjen e së hënës.




 

Protesta zgjati rreth 1 orë e 30 minuta.

Përveç të rriturve, aty kishte edhe një pjesëmarrje të madhe të fëmijëve, të cilët kërkonin drejtësi për bashkëmoshataren e tyre Jonada Avdia.

Kjo e fundit u vra të martën e kaluar nga skafi i drejtuar nga polici Arjan Tase, ndërsa luante me babin në breg të detit në plazhin e Potamit në Himarë.

  

 

Siç shihet edhe në foto, fëmijët e vegjël me pankarta në duar duan që të vihet drejtësi për bashkëmoshataren e tyre në mënyrë që askush më mos ketë fatin tragjik të Jonadës.

 

   

Në fund të protestës, qytetarët paralajmëruan mbledhjen e firmave në të gjithë Shqipërinë për shkarkimin e Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi dhe Ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.