BOTA

“Është e rrezikshme!”- SHBA i bën thirrje Rusisë të ndërpresë operacionet ushtarake pranë objekteve bërthamore

22:32 - 08.08.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Si Ukraina ashtu edhe Rusia kanë akuzuar njëra-tjetrën për granatimin e centralit bërthamor të Zaporizhzhia – i cili është më i madhi në Evropë.




Tani, Shtëpia e Bardhë i ka bërë thirrje Rusisë që të ndërpresë të gjitha operacionet ushtarake rreth objekteve bërthamore në Ukrainë.

Zëdhënësja Karine Jean-Pierre tha se “lufta pranë një centrali bërthamor është e rrezikshme” dhe “kontrolli i plotë” i objekteve bërthamore duhet t’i kthehet Ukrainës.

Ajo thotë se SHBA po vazhdon të monitorojë situatën në objekt dhe sensorët e rrezatimit “fatmirësisht” nuk kanë treguar asnjë tregues të rritjes ose niveleve jonormale të rrezatimit.

 

 

Jean-Pierre thotë se SHBA-të janë të vetëdijshme për raportet e keqtrajtimit të stafit në uzinë dhe, shton ajo, “ne duartrokitim autoritetet dhe operatorët ukrainas për angazhimin e tyre ndaj sigurisë bërthamore në rrethana të vështira”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.