LAJMI I FUNDIT

Nëse do ishin zgjedhjet nesër a do fitonte Rama? Lubonja: Po të mos fuste krimin e organizuar dhe patronazhistët do dilte humbës

18:50 - 08.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nëse do ishin zgjedhjet nesër Edi Rama do të dilte humbës nëse nuk do të fuste krimin e organizuar në punë si në Elbasan apo të mos ushtronte presion nëpërmjet patronazhistëve.




Kështu mendon analisti Fatos Lubonja, i cili foli sot në rubrikën “Opinion” në News24 për situatën politike dhe zhvillimet e fundit në vend.

“Sikur të kishte zgjedhje të lira, pra të mos fuste krimin e organizuar në punë, si në Elbasan që pamë se çfarë ndodhi, me siguri që dhe ky i Himarës ka lidhje me votat, të mos i fusë këta; të mos ushtrojë atë presionin që ka ushtruar me ata të famshmit patronazhistë, që çfarë halli ka ky, çfarë halli ka ai, ky është pa shtëpi, pra t’i lërë të lirë njerëzit të votojnë është e sigurt që humbet. Përndryshe…ai e dinte dhe vetë këtë dhe kur bëri atë që ndalonte koalicionet, pse e bëri, se ka parë sondazhet, e ka ditur. Se po të bëhej koalicioni si në 2013…mendoj që kështu do të dilte humbës. Por duke pasur parasysh të gjithë këto mekanizma, dyshoj se do dilte dhe më fitimtar se përpara. Këtu ngrihet pyetja se çfarë strategjie ngre opozita për të luftuar ndaj gjithë kësaj kapjeje të shtetit?”, tha Lubonja.

Sipas tij, Ilir Meta dhe Sali Berisha kanë arsye për të qenë bashkë, por se fitorja faret nga strategjia që ndjek secili prej tyre, përfshirë Edi Rama.

“Siç duken punët, këta kanë interes të jenë bashkë hë për hë, sepse janë të dy të goditur, të sulmuar, të delegjitimuar, kanë arsye për të qenë bashkë. Se çfarë mund të luajë aktori tjetër në lojë, e dimë dhe nuk e dimë. Rama ka strategjitë e veta. Këto non-gratat, sigurimi, janë të gjitha politike. Sa mund të ndryshojnë ligjet, sa mund të ndikojë ndërkombëtarisht, të gjitha këto janë kundër lojërat që bëhen. Unë gjykoj që gjithsesi këta kanë një pjesë njerëzish, kanë kredibilitet, bëjnë opozitë se kanë interesat e tyre dhe një pjesë e njerëzve mund të bashkohen me këta. Nga ana tjetër gjithë faktorët që forcojnë krahun tjetër, plus faktit që legjitimiteti i tyre është i dobësuar, kemi një fenomen shumë interesant, si ka mundësi që Shqipëria nuk nxjerr njerëz të tjerë”, tha ai.

Po kush po bën opozitë të vërtetë? Lubonja thotë se opozitë po bëjnë të dy figurat kryesore, Sali Berisha dhe Ilir Meta, në kuptimin e denoncimeve ndaj Ramës që janë konstante.

“Gjykimi im është që Berisha ka handikapin e një grupi aty që pret vendimin e gjykatës, e disa njerëzve që veprojnë, ndoshta dhe më mbështetjen e amerikanëve.

Këtu e kam pak të vështirë të ndaj sa përgjegjësi ka Berisha që nuk ka arritur dot t’i thërrasë këta. Unë mendoj që këta që qëndrojnë, qëndrojnë për interesa personale, nuk kanë këta ndonjë hall që PD-në do e bëjmë ne, ne do bëjmë opozitë më të fortë. Këta nuk bëjnë dot opozitë, sikur të ikë Berisha me të vetët, këta mund të marrin partinë, nesër të dalin nuk e di sa përqind, se nuk shkon kush t’i votojë, janë humbës të sigurt, por problemi është se duan të mbajnë dyqanin hapur dhe nuk pyesin se çfarë ndodh përtej dyqanit të tyre. Kanë dhe këta njerëzit që i mbështesin.

Rama luan bukur me këta, ky është hendikap për opozitën. Ilir Meta në këtë aspekt duket sikur e ka partinë më rreth vetes, por përsëri është më e vogël partia, ndoshta do duhet kohë që të sajohet kjo punë, por kjo është kohë në favor të Ramës”, deklaroi Lubonja./ BW


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.