LAJMI I FUNDIT

Peleshi thirrje për evakuim nga zjarret, Meta: Shqipëria po digjet nga zjarret në verë sepse përvëlohet nga korrupsioni qeveritar

20:10 - 08.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lideri i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi i cili iu bëri thirrje qytetarëve të largohen nga banesat kur ua kërkojnë autoritetet.




Meta shkruan ‘braktisni vjedhjet që qytetarët të mos braktisin shtëpië. Sipas tij, Shqipëria po digjet nga zjarret në verë sepse përvëlohet nga korrupsioni qeveritar në të katër stinët papushim.

POSTIMI I PLOTË:

BRAKTISNI VJEDHJET, QË QYTETARËT TË MOS BRAKTISIN SHTËPITË!

Është gjëja më e lehtë t’u bësh thirrje qytetarëve në momentin e fundit të braktisin shtëpitë.

Të gjithë e dinë që vendi ynë është i ekspozuar ndaj zjarreve, por asnjë masë nuk merret për parandalimin, sinjalizimin dhe ndërhyrjen në kohë për t’i mbajtur nën kontroll. I njëjti avaz përherë i nënvlerësimit të situatës, derisa zjarri u afrohet shtëpive.

Kur do e braktisë Qeveria indiferencën dhe papërgjegjshmërinë për parandalimin e zjarreve?

Pse është në këtë gjendje inekzistuese flota ajrore e ushtrisë tonë?

Pse nuk blihen që në fillim të vitit orëfluturimet e avionëve kundër zjarreve? Pse gjithmonë do të shohim në media vetëm disa ushtarë me lopata dhe fshesa kundër zjarreve?

Shqipëria po digjet sepse qindra milionë euro vidhen përmes Djegësave fiktive (inceneratorëve).

Shqipëria po digjet nga zjarret në verë sepse përvëlohet nga korrupsioni qeveritar në të katër stinët papushim.

Meta Fb


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.