Kryesore

FOTO/ Policia rrethon Ministrinë e Brendshme pak minuta para nisjes së protestës për vrasjen e Jonadës në Himarë

19:28 - 08.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Raundi i dytë i protestës për të kërkuar drejtësi për vogëlushen, Jonada Avdia, e cila u vra nga një skaf, që drejtohej nga komisari i policisë, Arjan Tase, mbahet këtë të hënë në kryeqytet, para Ministrisë së Brendshme.




Protesta pritet të nisë në orën 19:30, nën moton “Drejtësi për Jonadën”, e cila humbi jetën ndërsa pushonte me familjen në plazhin e Himarës, kur skafi i komisarit Arjan Tase e përplasi dhe i mori jetën në vend.

Pak para nisjes, policia është parë të rrethojë ministrinë e Brendshme.

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Protestuesit do të kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro, por edhe drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

  • foto galeri
  • foto galeri

Demonstruesit vendosën një afat prej 72 orësh, ku kanë kërkuar nga Kryeministri Rama shkarkimin e dy ministrave dhe drejtorit, por duket se ky afat ka skaduar. Protesta mbështetet edhe nga opozita.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.