LAJMI I FUNDIT

Protesta për Jonadën, Adriatik Lapaj: Është për jetën, qeveritë zgjidhen për të marrë masa, jo për të shprehur ngushëllime!

20:04 - 08.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Avokati Adriatik Lapaj, ka thënë sot fjalën e tij në protestën për të kërkuar drejtësi për vogëlushen 7-vjeçare që humbi jetën në Potam para pak ditësh.




“Më ka shtyrë jeta të jem këtu, mund të ishte edhe ime bije, kam besim të palëkundur se duhet të reagojmë edhe kur dëmi i ndodh të tjerëve jo vetëm kur na ndodh në shtëpinë tonë.

Kanë dështuar një sërë sistemesh dhe institucionesh. Jeta e vajzës që humbi është potencialisht jeta e çdo fëmije e qytetari të këtij vendi. Duke e trajtuar hallin si të tjetrit e duke u distancuar qendrojmë një shoqëri e përçarë dhe çdo ministër na shpërfill e vijojmë rrokopujën e 30 viteve ku nuk po ndërtojmë dot një shtet normal”, u shpreh ai.

Në lidhje me faktin që kryeministri Rama u shpreh se protesta është e kapur politikisht, Lapaj u shpreh se qeveritë janë për të marrë masa për të mos shkuar tek tragjedia e jo për të shprehur ngushëllime.

“Qeveritë nuk zgjidhen për të shprehur ngushëllime, por për të marrë masa, Kryeministri duhet të shprehet me vendime që japin sinjalin që ka reflektim, shkarkime për të dhënë mesazh që nuk marrim në mbrojtje ata që shkelin ligjin.

Më gjej një protestë në vend ku nuk përdorin tezën se është e kapur.
Mos kompleksohemi fare e të mos përçahemi, është një protestë qytetare që ka në qendër jetën. Për çfarë mund të protestosh më shumë?

Nuk jam organizator jam një nga qytetarët.

Në shesh jam për të bërë detyrën time, qeveritë ndërrohen me votë, por kur janë në faj duhet të reflektojnë. Unë nuk e besoj që kjo do të ndodhë sepse nuk është standard i politikës sonë. Kjo nuk do të thotë që duhet të tërhiqemi. Nuk bëjnë dëm protestat por përçarja e neglizhenca.

Kur s’ke bisht ta ngjisin kur ke ta presin”, u shpreh Lapaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.