LAJMI I FUNDIT

Situata e zjarreve në vend, Vasili “masakron” Ramën: Avion personal për të bërë qejf ka, ndërsa avion për të fikur zjarret jo

20:45 - 08.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me zjarret në vend, pasi Ministri i Mbrojtjes u bëri thirrje qytetarëve që të zbatojnë udhëzimin e autoriteteve për evakuim, nëse do të ketë një të tillë.




Me anë të një statusi në Facebook, Vasili u shpreh se në dhjetë vite në pushtet të kësaj qeverie dhe kryeministrit Rama, qytetarët janë në mëshirë të zjarreve.

Postimi i plotë:

Ku eshte fshehur ky Edi Rama, qe ka dhjete vjet KM dhe le qytetaret ne meshire te zjarreve!

Ka dhjete vjet ne qeveri dhe zjarret jane ne meshire te fatit.

Ka dhjete vjet qe vetem vjedhin me koncesione, me inceneratore, me tendera dhe sot qytetareve ju thone ikni nga shtepite nga zjarri.

Ku eshte ky Edi Rama & co, qe prej dhjete vjetesh vetem grabitin

Apo kur ka zjarre zhduket ky Kryeministri i 3 -D dhe nxjerr kete Ministrin, qe ben vetem llogje.

Ku i kane mjetet per shuarjen e zjarrit?

Ne dhjete vjet Avion personal per te bere qejf shate ditet e javes ka, ndersa avion per te fikur zjarret nuk ka.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.