AKTUALITET

“Situatë e rëndë ekonomike në vend”, Berisha zbardh 2 kërkesat për qeverinë: E di që Rama me arrogancë nuk do t’i pranojë, por…

12:18 - 08.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish kryeministri Sali Berisha ka akuzuar sot kryeministrin Edi Rama dhe Qeverinë e tij se po “rrënojnë me shpejtësi ekonominë shqiptare, buxhetet familjare”, pasi fondet publike po shkojnë për inceneratorët.




“Rënie të shpejtë të gjendjes ekonomike të vendit dhe të qytetarëve shqiptarë për shkak të çmimeve stratosferike të krijuara në mënyrën më artificiale nga bordet e Edi Ramës, për shkak të përdorimit të të ardhurave buxhetore, nga Edi Rama dhe qeveria e tij në funksion të vjedhjeve dhe shpërdorimit të tyre masiv siç është rasti i disbursimit të vazhdueshëm të fondeve publike mbi veprën e krimit tashmë të cilësuar e tillë, djegëset e Fierit dhe Tiranës.

Siç është rasti i ligjit të Parlamentit për të financuar me qindra milionë euro klientelën e Edi Ramës me të cilën ai ndan paratë.

Siç është rasti i prokurimeve, e korridorit blu po korridorit të hajnisë.

Të gjitha këto po rrënojnë me shpejtësi ekonominë shqiptare, buxhetet familjare dhe ajo që po e ndien në mënyrën më të fuqishme për fat të keq është dhe sektori më kryesor turizmi”, tha Berisha.

Në këto rrethana emergjente, PD kërkon vendosjen e menjëhershme të subvencionimit të plotë të të gjitha bileta të transportit urban dhe interurban. Ky propozim nuk është i pabazuar, por është i bazuar në një praktikë të cilën kanë vendosur një seri vendesh europiane.

Së dyti PD kërkon përgjysmimin e menjëhershëm të taksimit të naftës i cili në vendin tonë në vlerën 1.1 euro është më i larti në botë.

E di që Rama me arrogancë nuk do t’i pranojë por e garantoj se qytetarët me revoltën e ardhshme do të vendosin për këto kërkesa dhe kërkesa të tjera të programit të emergjencës së PD.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.