AKTUALITET

27-vjeçarja shqiptare i jep fund jetës në burgun italian, babai i shkatërruar nga dhimbja: Jeta ime s’ka kuptim pa atë

17:56 - 10.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një vajzë shqiptare e akuzuar për vjedhje i ka dhënë fund jetës në burgun e Montorios.




Shqiptarja me emrin Donatella Hoda që akuzohej për vjedhje kishte varësi nga droga dhe babai i saj i tronditur pas ngjarjes ka thënë se e ka çuar në qendra të ndryshme të specializuara, madje edhe jashtë Italisë, dy herë në Spanjë, më pas në Kroaci dhe në Belgjikë për ta shëruar, por që s’ja ka arritur.

“Të shpëtoja atë ishte bërë arsyeja ime për të jetuar”, tha ai për median italiane, Corriere della Sera.

I prekur nga kjo ngjarje e rëndë është edhe gjykatësi që ndoqi rastin e 27-vjeçares.

“Unë po dridhesha, të dy u ndjemë të mundur. Gjyqtari dhe unë ishim të dy duke qarë. Ndihemi të mundur dhe të humbur, kërkuam falje. Unë po dridhesha, Donatella ime gjithmonë më fliste për këtë magjistrat si të ishte baba i dytë për të. Ajo tha se ishte i vetmi që kishte përzemër. Në fillim askush nuk gjeti forcë të fliste, kishte vetëm lot. Ndjej se jeta ime pa Donën nuk vlen më asgjë, jam unë që dështova dhe jo gjyqtari”, tha babai i Donatella Hodos , 27-vjeçarja e cila u vetëvra javën e kaluar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.