Kronikë

Arrestohen dy persona në Gjirokastër! Ndezën zjarr për të djegur barërat, por flakët dolën jashtë kontrollit

15:27 - 10.08.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga të mërkurën qytetarin me iniciale S. K., 41 vjeç, banues në fshatin Kardhiq.




Burimet zyrtare informojn se ai ka ndezur zjarr për djegien e barërave, në vendin e quajtur “Mbrete”, në fshatin Kardhiq, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi.

Materialet u dorëzuan në Prokurori edhe për shtetasin me iniciale B. B., 62 vjeç, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr për djegien e barërave, në lagjen “Gërhot”, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur mbetje të ndryshme në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane.

Njoftimi:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin S. K., 41 vjeç, banues në fshatin Kardhiq, Gjirokastër, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr për djegien e barërave, në vendin e quajtur “Mbrete”, në fshatin Kardhiq, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi.

Gjithashtu, po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin B. B., 62 vjeç, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr për djegien e barërave, në lagjen “Gërhot”, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur mbetje të ndryshme në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.