OPINION

Dritan Abazoviçi në shërbim të nacionalizimit serbomadh

11:56 - 10.08.22 ENVER ROBELLI
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

-Dritan Abazovići nuk ka votuar për hyrjen e Malit të Zi në NATO. Kjo sjellje e tij ka qenë në shërbim të Serbisë dhe Rusisë.




-Dritan Abazovići, si kryeministër aksidental i Malit të Zi, përmes një aksioni sekret e bëri kishën serbe “shtet brenda shtetit” në Mal të Zi. Kjo kishë ndaj Malit të Zi sillet si organizatë terroriste, duke mohuar shtetësinë malazeze, identitetin malazez, historinë malazeze. Me këtë sjellje Dritan Abazovići është bërë “shqiptari më i ndershëm” në Serbi pas Halit Tërnavcit.

-Si kryeministër i Malit të Zi Dritan Abazovići nuk e ka vizituar asnjëherë Kosovën zyrtarisht. Ka ardhur si kaçak njëherë në Prizren dhe nuk është takuar me politikanë shqiptarë, por vetëm me një politikane lokale të pakicës boshnjake, pastaj ka ikur në drejtim të Maqedonisë së Veriut.

-Burime nga Podgorica më kanë informuar se Dritan Abazovići nuk ka marrë pjesë në pritjet që ka organizuar Ambasada e Kosovës për nder të përvjetorit të pavarësisë së Kosovës (më 17 shkurt).

-Dritan Abazovići është deklaruar si përkrahës i projektit serbomadh “Ballkani i Hapur”, i cili është krejtësisht në shërbim të interesave autokratike, kleptokratike, korruptive, kriminale dhe antieuropiane të autokratëve rajonalë.

-Me maskën e liberalit Dritan Abazovići është venë në shërbim të nacionalizimit serbomadh.

-Krahas rolit të shërbëtorit të kishës terroriste serbe, Dritan Abazovići është duke i thelluar kontaktet me qarqet oligarkike të rajonit (Serbi, Kosovë, Shqipëri), të cilat duan të zgjerojnë aktivitetet e tyre të pista biznesore në Mal të Zi.

-Javën e ardhshme në parlamentin e Malit të Zi do të votohet për rrëzimin e Dritan Abazovićit. Për të ardhmen euroatlantike të Malit të Zi rrëzimi i tij do të ishte zhvillim konsekuent – jo vetëm për shkak të politikave proserbe, por edhe për shkak se fuqia e tij elektorale është afër zeros dhe kryeministër është bërë aksidentalisht.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.