AKTUALITET

Jo progrom biznesit!

20:56 - 10.08.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga Fatos Çoçoli/ E dimë të gjithë si qytetarë si kanë funksionuar deri tani sipërmarrjet shqiptare dhe sa defiçitar është shteti ynë në raportet me to. Se sa herë (plot 80 herë në shtatë vite) ka ndërhyrë në ligjet fiskale, të cilat në të gjithë botën e qytetëruar nuk ndryshojnë më shumë se një ose dy herë në vit!




E dimë pse janë toleruar bilancet e trukuara të qindra e qindra kompanive ndër më të konsoliduarat(vetë kryeministri në tetor 2016 përmendi se janë 600 kompani të tilla).

Tani që këto kompani kanë punësuar me qindra dhe mijëra familje dhe kanë siguruar një vijimësi në punën e tyre, shteti i sulmon në mënyrë selektive. Nëse duhej të vinte gjoba për fitimin e fshehur dhe për bilancet e trukuara, duhet ta bënte për të 600 kompanitë e evidentuara që në fund të vitit 2016. Tani ndoshta këto kompani janë shtuar… Si zor të jenë pakësuar. Po t’i gjobiste të gjitha, do t’i kishim thënë “Të lumtë!”

Por jo! Qeveria dhe shteti që ajo drejton është ajo që përzgjedh. Që kalibron goditjen. Që me fjalë të tjera, të thotë “Të kam në dorë!”. Kjo nuk është më vendosje drejtësie për detyrimet ndaj shtetit, por gjueti shtrigash, madje progrom.

Progrom, pse konsiderohen “hebrejtë” e radhës kompanitë që i përgjigjen shantazhit të shtetit me presion mediatik, pse kanë mundësi ta bëjnë. Jo të gjitha kompanitë e konsoliduara shqiptare mund ta bëjnë këtë.

Dhe shteti kërcëllit dhëmbët dhe zbulon kopaçen e radhës, gjobën e radhës.

Nuk është ky shteti që duam. Nëse mendojmë se duke i shembur në gjoba, do arrijmë t’ua mbyllim gojën kompanive që kanë edhe mjete të informacionit masiv në duar, vrasim fjalën dhe mendimin e lirë me duart tona!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.