Kronikë

Klodian Keqi që vrau 55-vjeçarin në Fushë-Krujë, me precedent penal! Detajet e ngjarjes në 2010 (FOTO)

14:32 - 10.08.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shtetasi Klodian Keqi ka qëlluar për vdekje një 55-vjeçar në Fushë-Krujë gjatë paraditës së kësaj të mërkure, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës pak orë më parë.




Bcc18bdb D9ab 48d0 9367 E53377f85b60

Por kjo nuk është hera e parë që emri i tij lidhet me një vepër kriminale, pasi Klodjan Keqi edhe në vitin 2010 ka tentuar të vrasë një tjetër person.

Së bashku me vëllanë e tij, Jetmir Keqi kanë tentuar të vrasin me armë zjarri automatike për motive të dobëta, Mustafa Dacin. Familjet kishin konflikte.

Në atë kohë, Klodjan Keqi u arratis së bashku me armën e krimit. Ngjarja ndodhi pranë një karburanti në rrugën kryesore Fushe Krujë – Krujë.

Ndërron jetë në spital Luan Hushi

U plagos me plumb në bark, ndërron jetë në spital Luan Hushi nga Fushë-Kruja

55-vjeçari nga Fushë-Kruja, Luan Hushi që u plagos paraditen e sotme në fshatin Zgërdhesh të Krujës ndërroi jetë në spital.

Burimet policore bënë me dije se sherri mes Hushit dhe autorit Klodjan Keqi ka nisur në një zonë të pyllëzuar për drutë e zjarrit.

Pas debatit, Keqi ka marrë kallashnikovin duke qëlluar disa herë në drejtim të 55-vjeçarit.

Ky i fundit mori plagë në bark dhe u shtrua në reanimacion në spitalin e Traumës në Tiranë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.