AKTUALITET

Rikthehen humbjet e jetës nga Covid-19, 806 raste në 24 orët e fundit

18:24 - 10.08.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në 25 orët e fundit në vend janë regjistruar 806 raste me Covid-19.




Një qytetar ka humbur jetën, ndërsa janë shëruar 703 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 308,848 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 22 pacientë.

Njoftimi i MSH:

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2180 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 806 qytetarë, në këto bashki:

239 në Tiranë, 56 në Fier, 48 në Lushnje, 43 në Durrës, 32 në Elbasan, nga 29 qytetarë në Divjakë, Vlorë, 22 në Berat, nga 21 qytetarë në Sarandë, Gjirokastër, 17 në Shkodër, nga 15 qytetarë në Lezhë, Gramsh, 14 në Malësi e Madhe, 13 në Korçë, 12 në Himarë, 11 në Dimal, nga 10 qytetarë në Krujë, Kamëz, Kavajë, nga 9 qytetarë në Kurbin, Vorë, Mallakastër, Kuçovë, nga 8 qytetarë në Selenicë, Maliq, Pogradec, nga 7 qytetarë në Patos, Devoll, Skrapar, nga 5 qytetarë në Bulqizë, Mat, nga 4 qytetarë në Vau i Dejës, Dibër, Përmet, Tepelenë, Poliçan, nga 3 qytetarë në Kukës, Has, Shijak, Delvinë, Libohovë, Kolonjë, nga 2 qytetarë në Pukë, Mirditë, Roskovec, nga 1 qytetar në Tropojë, Rrogozhinë, Cerrik, Librazhd.

Janë 7,029 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 22 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Vlora 79 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.

Janë shëruar 703 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 308,848 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (10 Gusht 2022)

Raste të reja ditore 806

Të shëruar në 24 orë 703

Të shtruar në spitale 22

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 2180

Testime totale 1,935,925

Raste pozitive 319,444

Raste të shëruara 308,848

Raste Aktive 7,029

Humbje jete 3,567

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3,293

Fier 812

Durrës 575

Vlorë 466

Elbasan 378

Gjirokastër 366

Korçë 278

Shkodër 228

Berat 218

Lezhë 208

Dibër 160

Kukës 47


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.