AKTUALITET

Rrufeja shkrumbon një banesë në Berat, shpëtohen 4 anëtarë të një familje, zjarrfikësit nxjerrin të paprekur edhe sirtarin me 20 mijë euro

18:27 - 10.08.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një banesë në fshatin Mbolan në  Berat është përfshirë nga flakët. Sipas News24, shkak për zjarrin e rënë në banesë është bërë “rrufeja”, ndërsa mësohet se në te jetonin bashkë dy vëllezërit Artan dhe Agim Ajazi.




Pas njoftimit të marrë nga banorët e zonës, në vendngjarje kanë shkuar 3 mjete zjarrfikëse, të cilët kanë bërë të mundur lokalizimin e flakëve të zjarrit dhe fikjen e tij, ndërkohë që familjarët kishin dalë më herët nga banesa, pikërisht në momentin kur edhe u shfaqën flakët e para të zjarrit.

Mësohet se zjarrfikësit kanë hyrë mes flakëve dhe kanë nxjerrë pa djegur nga sirtarët e dhomës së gjumit paratë e familjes së Artan Ajazit, rreth 20 mijë euro.

Në banesën që u shkrumbua totalisht nga flakët jetonin dy vëllezërit Ajazi. Artani me bashkëshorten dhe dy fëmijët dhe të katër dolën pa asnjë lëndim nga banesa, ndërkohë që Agimi me familjen e tij jetojnë prej disa muajsh jashtë shtetit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.