BLUETOOTH

(FOTO) Rudina Hajdari “hapet” me ndjekësit/ Nga pasioni për basketbollin tek vështirësitë e Amerikës, ish-deputetja: Arritja ime më e madhe është…

19:12 - 11.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rudina Hajdari po shijon verën së bashku me vajzën e saj. Ish-deputetja e Partisë Demokratike ndodhet më pushime në jug të vendit.




Nga Dhërmiu, Hajdari nuk ka harruar as ndjekësit e saj. Ajo ka realizuar një bisedëbisedim virtual me to, ku zbuloi detaje të reja nga jeta e saj private.

E pyetur mbi arritjen më të madhe në jetë, Rudina u shpreh se konsideron faktin që është një njeri i lirë, që i qëndron pas ideve të saj.

“Që jam një njëri i lirë dhe parimor, që nuk i braktis idetë e saj sado e vështirë rruga apo sfidat përpara. Ky botëkuptim vjen duke kërkuar më shumë nga vetja pas çdo arritje dhe duke mos u dorëzuar në asnjë moment dhe kur bie posht,”shprehet ish-deputetja.

Një tjetër ndjekës e pyeti në lidhje me pasionin e saj të hershëm, basketbollin. Rudina u shpreh se filloi ta shihnte seriozisht këtë sport kur u larguar në Amerikë.

 “Momentin që ika në Amerikë, e pashë që ishte sport serioz,” u shpreh Rudina.

Për shumë kohë Hajdari ka jetuar në Amerikë, një nga ndjekësit e saj është bërë kurioz të dijë cfarë i ka mësuar toka e premtuar gjatë periudhës së studimeve.

“Jam munduar ti marr më të mirën, të jem vetvetja. Amerika nuk është e lehtë por të bën të jesh njeri punëtor dhe të besosh te meritokracia.

Të jesh një njeri me këmbë në tokë dhe të kuptosh që liria jote vlen deri aty ku i shkelet drejta tjetrit”,u shpreh Rudina Hajdari.

Gjatë një interviste të dhënë disa kohë më parë në “Wake Up”, ish-deputetja tha se jetesa në dy vende të ndryshme, që ka nisur që në vitin 2017, ka sjellë një ftohje mes saj dhe bashkëshortit, i cili jeton në SHBA. Ajo shtoi se të dy po mundohen të bëjnë më të mirën për raportin mes tyre për shkak të vajzës.

“Është shumë e vështirë sepse që në 2017-tën kemi këtë histori që jemi larg njëri-tjetrit dhe kjo ka krijuar një ftohje në marrëdhënie. Por që ne mundohemi të bëjmë më të mirën sepse kemi edhe një vajzë, dhe kjo e bën pak më të komplikuar le të themi dhe duke marrë parasysh që vajza po rritet dhe kupton akoma më shumë, mundohemi të bëjmë më të mirën e mundshme. Por që largësia bën të vetën, nuk është njësoj sikur të isha në Amerikë, por si çdo njeri që ka dëshirë të ndjekë ëndrrat e veta dhe unë zgjodha këtë rrugë. Sigurisht edhe atij nuk i vë faj sepse ka investuar në Amerikë prej më shumë se 20 vitesh. Ai është shqiptar, por ka shumë vite atje. Kur u ktheva në 2017 kishe 17 vite që nuk kishte ardhur, kur erdhi këtu nuk po ambjentohej sot”  tha Rudina Hajdari, duke shtuar se sipas saj edhe nëse nuk ka më dashuri në një martesë, respekti është ai që i mban dy njerëz bashkë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.