Kronikë

Pësoi arrest kardiak nga kontakti me rrymën elektrike, rikthehet në jetë 4-vjeçari në Sarandë (VIDEO)

15:02 - 11.08.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen nr.1 të Sarandës mbrëmjen e së mërkurës, rreth orës 20:30. Duke luajtur me shokë kontakti me rrymën elektrike ka rrezikuar seriozisht jetën e një vogëlushi 4 vjeçar me inicialet Z.O.




Burimet bëjnë me dije për Gazetën Shqiptare se ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit.

Menjëherë është shoqëruar në urgjencën e spitalit civil të qytetit të Sarandës, ku ka shkuar pa shenja jete, pasi kontakti me rrymën elektrike i kishte shkaktuar arrest kardiak fëmijës.

Një angazhim dhe përkushtim maksimal i mjekëve Besnik Shabanaj, anestezisti Ptoleme Peta dhe mjekes pediatre Mejborna Gjata, fëmija i ka shpëtuar kthetrave të vdekjes dhe aktualisht, sipas burimeve spitalore të Sarandës, ndodhet jashtë çdo rreziku për jetën.

Opinioni publik dhe komuniteti sarandjot përgëzon dhe falënderon sinqerisht dhe përzemërsisht përpjekjet profesionale dhe përkushtimin me betimin e Hipokratit, për këtë akt human.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.