LAJMI I FUNDIT

FIFA e konfirmon: Kampionati Botëror fillon më 20 nëntor me ndeshjen Katar-Ekuador!

00:00 - 12.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kampionati Botëror i vitit 2022 do të fillojë me një festë edhe më të madhe për tifozët vendas dhe ndërkombëtarë, pasi vendi pritës, Katari, tani do të luajë me Ekuadorin të dielën, 20 nëntor në orën 19:00.




Ndeshja hapëse dhe ceremonia e turneut të këtij viti në stadiumin Al Bayt kanë ardhur një ditë përpara, pas një vendimi unanim të marrë sot (e enjte) nga Byroja e Këshillit të FIFA-s. Për rrjedhojë, përballja mes Senegalit dhe Holandës është shtyrë nga ora 13:00 në 19:00 të së hënës, 21 nëntor.

Kampionati Botëror në Katar do të zhvillohet nga 20 nëntori deri më 18 dhjetor 2022. Është hera e parë që një turne botëror mbahet në botën arabe dhe hera e dytë që zhvillohet në Azi, pas Kampionatit Botëror në Kore të Jugut dhe Japoni.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.