LAJMI I FUNDIT

Ishte nën efektin e kokainës/ Pëson aksident të rëndë me makinë, ndërron jetë aktorja e njohur (FOTO-EMRI)

20:44 - 12.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka ndërruar jetë aktorja e njohur amerikane Anne Heche, një javë pasi u plagos rëndë në një aksident automobilistik, raporton The Guardian. Lajmi u konfirmua nga familjarët e saj, pasi paraprakisht kishte njoftuar se do të hiqej nga aparati jetësor. Nëna e dy djemve ishte 53 vjeç.




Aktorja ndodhej prej një jave në koma. Për 24 orë, Hess ka qëndruar në një ventilator derisa të përcaktohet nëse ka ndonjë organ në trupin e saj të përshtatshëm për dhurim (pasi ajo ka shprehur më parë dëshirën e saj për të qenë dhuruese organesh).

Aktorja përplasi makinën e saj në një shtëpi, ndërsa po ecte me 140 km në orë dhe sipas analizave, ishte nën efektin e kokainës. Droga u gjet në gjak pas aksidentit të tmerrshëm, por autoritetet theksuan se ajo nuk kishte konsumuar alkool.

Heche u bë e njohur për publikun në fillim të viteve 1990, duke luajtur binjakët në telenovelën Another World, dhe me role filmike, duke përfshirë filmin Walking and Talking. Roli i saj i parë i madh ishte si e dashura e Johnny Depp në dramën Donnie Brasco (1997).


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.