Kronikë

Kokainë në konteinerët me banane, SPAK-u shpall kompetencë për dosjen e “Alba Exotic Fruits”

13:16 - 12.08.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prokuroria Speciale, SPAK ka shpallur mos kompetencë për dosjen e kokainës së kompanisë “Alba Exotic Fruits”, duke e deleguar atë në Prokurorinë e Durrësit.




SPAK ka shpallur moskopetencë për këtë çështje me argumentin se nuk janë gjendur prova për akuzën e grupit të strukturuar kriminal. Hetimet janë zhvilluar nga prokurorja Doloreza Musabelli që ka shpallur mos kompetencën më datë 29 korrik.

Për këtë çështje pas hekurave vijojnë të qëndrojnë vetëm  vëllezërit Bajron Gumeni dhe Eduard Dauti me akuzën e trafikimi të lëndëve narkotike.

Ndërsa paraditen e së premtes Gjykata e Apelit të Posaçëm i la sërish në burg edhe pse ata kërkuan masë me të lehtë sigurie dhe në të njëjtën kohë transferimin në paraburgimin e Durrësit.

Hetimet ndaj tyre pritet të kryhen nga Prokuroria e Durrësit . Në konteinerët me banane që vinin nga Amerika Latine në Portin e Durrësit të porositura nga kompania “Alba Exotic Fruit” u gjetën sasi kokaine në gjashtë raste të ndryshme.

I fundit ishte ai i 12 tetorit 2021, ku u kapën 10 kilogramë kokainë. Emri i kompanisë “Alba Exotic Fruit” është i përfshirë edhe në trafikun e 137 kilogramëve kokainë që u zëvendësua me oriz, por në atë kohë kompania dhe zyrtarët e saj nuk rezultuan të implikuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.