Kryesore

Pandemia dhe emigracioni bëjnë “kërdinë’ në vend, INSTAT: 468 lindje më shumë se vdekje në tre muaj

16:08 - 12.08.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shqipëria është duke vuajtur një rënie të ndjeshme të numrit të popullsisë nga tremujori në tremujor, gjë që u përshpejtua edhe më shumë me numrin e lartë të vdekjeve prej koronavirusit.




Sipas të dhënave të publikuara sëfundmi nga INSTAT, popullsia e Shqipëria u rrit me vetëm 468 persona gjatë tremujorit të dytë të këtij viti, ndërkohë që gjatë tremujorit të mëparshëm u përballem me një tkurrje me rreth – 1 700 banorë.

Shifrat negative duket se ndihmon edhe niveli i lartë i emigracionit, teksa vendi braktiset nga pjesa më vitale i tij dhe që janë më predispozuar për të lindur fëmijë, siç janë çiftet e reja.

“Numri i lindjeve për tremujorin e dytë 2022 është 5.384, duke shënuar një rënie me 14,8 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2021. Numri i vdekjeve për tremujorin e dytë 2022 është 4.916, duke shënuar një rënie prej 19,4 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2021. Shtesa natyrore e popullsisë pasqyron trend pozitiv në tremujorin e dytë 2022 me 468 lindje më shumë se sa vdekje”, raporton INSTAT.

Përsa i përket numrit të lindjeve, në tremujorin e dytë të vitit 2022, të gjitha qarqet e vendit shënuan ulje, në krahasim me tremujorin e dytë 2021.

“Në tremujorin e dytë 2022, të gjitha qarqet e vendit shënuan ulje të numrit të lindjeve, në krahasim me tremujorin e dytë 2021.

Në tremujorin e dytë 2022, qarku me numrin më të lartë të lindjeve është Tirana me 1.940 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët është Gjirokastra me 85 lindje.

Rënien më të vogël në përqindje të lindjeve gjatë tremujorit të dytë 2022 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 e zë qarku i Beratit me 9,0 %, ndërsa rënien më të madhe e ka qarku i Vlorës me 25,4 %”, vë në dukje Instituti i Statistikave.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.