Kryesore

Projektligji i PS për “spiunët” e Sigurimit, Berisha: Ne jemi pro për çdo ligj që përfshin Lustracionin!

13:09 - 12.08.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën për mediat është pyetur për qëndrimin e tij rreth dy projektligjeve të propozuara nga Partia Socialiste për t’u diskutuar në komisionet respektive lidhur me çështjen e non-gratave në politikë dhe një ndryshimi në ligjin për çertifikatën e sigurisë që lëshohet nga Autoriteti i Dosjeve.




Në shpjegimin e tij, Berisha iu kthye ligjit të Lustracionit, që u votua më Parlamentin e Shqipërisë në vitin 1996, për pastërtinë e figurës së një individi që zgjidhet në pozicione drejtuese por edhe të drejtën e çdo qytetari për t’u njohur me dosjen e tij nëse ka pasur një të tillë gjatë diktaturës.

Ky ligj u rrëzua në vitin 2008 nga Gjykata Kushtetuese, sipas ish-kryeministrit me një vendim të padrejtë pasi institucioni kishte 5 anëtarë në konflikt interesi dhe gjithçka ndodhi pas kërkesës së PS, të drejtuar nga Edi Rama.

Ndërkaq, Berisha theksoi se PD është e gatshme të votojë pro ço ligji që përfshin lustracionin, ndërsa nënvizoi se nuk impresionohet nga loja politike e Ramës me propozimet për non-gratat.

 

 

Fjala e Berishës:

Partia Demokratike siç e dini ju në vitin 1996 dhe në vitin 2008 ka votuar në Parlament ligjin e Lustracionit, ligj sipas të cilit duhet të largoheshin nga detyrat si të zgjedhur apo në sistemin e drejtësisë, apo në funksione të rëndësishme pa përjashtim të gjithë bashkëpunëtorët e sigurimit. Ky ligj u zbatua në vitin 1996, u amendua në 97 nga PS siç e dini, nuk u anulua. U la por u hoq Lustracioni. Gjë që e bëri për mua e zhvlerësoi ligjin. Në vitin 2008 ne rikthyem të njëjtin ligj, sepse atë e kishte pranuar gjykata kushtetuese pasi e kishte çuar PS. Ai ligj kishte një miratim ndërkombëtar le të themi. E kishte hartuar për herë të parë presidenti i Çekosllovakisë dhe ne e morëm dhe e adaptuam duke lënë në fuqi.

E votuam sërish në 2008 por në mënyrë absolutisht të padrejtë për mua, atë e anuloi Gjykata kushtetuese në mënyrë të padrejtë duke patur 5 anëtarë të saj në konflikt të plotë interesi. Në një farë mënyre e pranoj se autorizimin e ligjit nga kjo gjykatë e autorizoj dhe Komisioni i Venecias. Ishte Edi Rama që paditi ligjin në vitin 2008. Neni 26 i këtij ligji i njeh të drejtën çdo qytetari shqiptar që të njihet me dosjen e tij. Secili shqiptar mund të njihej ka apo s’ka dosje mbi bazën e këtij ligji.

Në këtë aspekt ligji ishte pra një transparencë e plotë. para tij nuk kishte për këto qëllime asnjë dokument të klasifikueshëm. Për qëllime të zgjedhjes dhe qëllime personale. Në vitin 2015 Edi Rama morri përsipër të hartojë ligjin por pa lustracionin. Pak a shumë nuk mund të mohohet, zgjodhi modelin gjerman që s’e ka lustracionin por unë kam takuar drejtuesen gjermane të organit që u mor me këtë çështjes. Dhe unë kur e pyeta se del aty që filan prokuror ka bërë këto shkelje ligjore të rënda, ju nuk e hiqni. Nuk e heqim ne por ikën vetë tha. Këtu nuk ikën njeri vetë i thashë unë. Ndaj PD ka qenë është dhe do të mbetet nismëtare për çdo formë lustracioni për bashkëpunëtor të sigurimit të shtetit dhe që çdo qytetar të njihet me dosjen e tij dhe askush tjetër përveç tij nëse ai nuk kërkon të zgjidhet në një pozicion. Sepse çdo qytetar ka një minimum të drejtash njerëzore që duhet t’ia respektojmë. Përsa i përket atyre non-gratave Europa dhe PE kanë ligjet e veta të përcaktuara dhe unë ç’është e vërteta nuk kam asnjë lloj impresioni nga ajo. Edi Rama është i pashpresë, mund të marrë çdo hap por nuk shpëton dot.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.