LAJMI I FUNDIT

Pushtimi i Ukrainës, Mali i Zi dëbon një tjetër diplomat rus

17:16 - 12.08.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministria e Jashtme e Malit të Zi ka njoftuar ditën e sotme se një diplomat rus është shpallur non grata.




“Një notë zyrtare për këtë vendim, i cili përcakton një periudhë shtatëditore për largimin nga territori i Malit të Zi, i është dorëzuar sot ambasadorit të Federatës Ruse Vladislav Maslennikov”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Më 7 prill, Ministria e Jashtme e Malit të Zi shpalli persona non grata katër diplomatë rusë, të cilët u urdhëruan të largoheshin nga vendi brenda shtatë ditëve.

Më 31 maj, Rusia u kundërpërgjigj duke shpallur persona non grata një punonjës të ambasadës malazeze në Moskë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.