BOTA

Qëllohet për vdekje mbështetësi i Trump-it, sulmoi zyrën e FBI-së pas bastisjes së ish-Presidentit!

17:24 - 12.08.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ngjarja e paprecendentë që ndodhi pak ditë më parë ku rezidenca e ish-presidentit Donald Trump u bastis nga FBI, ka trazuar ujërat në SHBA.




Mbështetësit e Trump që në nisje e kanë kundërshtuar urdhrin e organeve të drejtësisë për kontrollin, por një prej tyre duket se ka shkuar një hap më larg.

Ricky Walter Shiffer, një nga mbështetësit e ish-presidentit, tentoi sot të sulmonte zyrën e FBI-së në Ohio, ndërkohë që humbur jetën pasi u qëllua nga agjentët.

Policia tha se Shiffer u përpoq të shkelte një zonë të kontrollit të sigurisë së vizitorëve në zyrën e FBI në Cincinnati të enjten në mëngjes.

“Ai u pikas nga policia rreth 20 minuta pasi u përpoq të largohej nga vendi i ngjarjes. Ai u ndoq në një zonë rurale ku doli nga makina e tij, qëlloi kundër policisë dhe u plagos. Askush tjetër nuk u lëndua”, tha Nathan Dennis, një zëdhënës i Patrullës së Autostradave të Shtetit të Ohajos.

Ai u qëllua pasi dështuan të gjitha mjetet e tjera, që nga negociatat e deri tek përdorimi i mjeteve jo vdekjeprurëse, por pasi qëlloi kundër efektivëve, Shiffer u plagos dhe më pas ndërroi jetë në vendngjarje pa arritur të marrë ndihmë mjekësore në spital.

Të mërkurën, drejtori i FBI-së, Christopher Wray, denoncoi kërcënimet e bëra kundër agjencisë që nga bastisja në rezidencën e Trump, duke i quajtur ato “thellësisht shqetësuese për të gjithë amerikanët”.

Ai tha se zyrtarët kishin ndjekur një sërë postimesh shqetësuese në mediat sociale që kërcënonin të përdornin dhunë kundër agjentëve federalë.

“Dhuna kundër zbatimit të ligjit nuk është zgjidhja, pavarësisht se me kë jeni të mërzitur”, tha Wray.

Shiffer më parë kishte deklaruar në rrjetet sociale se donte të vriste agjentët e FBI-së.

“Nëse nuk dëgjoni më nga unë, dijeni se kam sulmuar FBI, dhe kjo do të thotë se ose më hoqën nga interneti, ose FBI më kapi, ose dërguan policët…”, thuhej në mesazhin e shpërndarë nga ai.

Ky nuk është kërcënimi i parë që marrin agjentët e FBI, pasi pas kontrollit në rezidencën e Mar-a-Lago në Florida të tilla kërcënime janë bërë të zakonshme. Për diçka të tillë foli mbrëmjen e djeshme në një konferencë urgjente për shtyp edhe Prokurori i Përgjithshëm.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.