BOTA

Tentativë për grabitje banke? U bllokuan hapur një tunel nëntokësor, shpëtohen 4 italianët (FOTO)

15:28 - 12.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Get it on Google Play

Katër persona u bllokuan nën tokë ndërsa po gërmonin një tunel në rrugën Innocenzo XI në Romë.




Tre prej tyre u shpëtuan dhe u ndaluan nga karabinierët ndërsa i katërti mbeti i bllokuar, rreth 5 metra thellë.

Italiani tashmë është shpëtuar nga tuneli i shembur pranë Vatikanit dhe policia dyshon se ai po planifikonte të hynte në një bankë.

Ai është dërguar në spital, pasi zjarrfikësit kaluan 8 orë për ta shpëtuar.

Por tani me sa duket, ai i ka hapur vetes telashe pasi policia e ka arrestuar.

Policia beson se ai mund të ketë qenë pjesë e një bande që tentonte të hynte në një bankë.

Kanë qenë tre të shpëtuarit që kanë kërkuar ndihmë kur në një moment të caktuar galeria ka filluar të shembet.

“Ne jemi ende duke hetuar, nuk përjashtojmë që ata janë hajdutë, kjo është një nga teoritë,” tha një zëdhënës i policisë për agjencinë e lajmeve AFP.

Dyshja u ndaluan edhe për dëmtim të pronës publike.

Mediat lokale besojnë se motivi është i qartë, duke vënë në dukje se tuneli u gjet pranë një banke pak para fundjavës së 15 gushtit, kur pjesa më e madhe e qytetit boshatiset.

“Banda e vrimave,” lexonte titulli në të përditshmen Corriere della Sera.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.