BLUETOOTH

U shfaq në anije duke qarë, Kiara Tito sqaron çfarë ndodhi: Ishte shumë e tmerrshme

07:30 - 12.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kiara Tito ka publikoi pak ditë më parë në TikTok një video ku shihej në tension dhe duke qarë. Shkaku i gjendjes së saj ka qenë një anije, siç tregoi vetë ajo. ”Anijet janë një ‘Jo’ e madhe për mua.”-ka shkruar ajo krah videos. Më tej në komente ka shkruar se i ndodh gjithmonë për shkak të frikës dhe se as ilaçet nuk e qetësojnë.




Së fundmi moderatorja ka folur më shumë rreth situatës duke dhënë detaje.
“Lavdi Zotit jam mirë. Më kaloi tani. Ishte shumë e tmerrshme sepse ishte deti 6 ballë dhe anija gati sa s’po përmbytej. Kishte njerëz që qanin dhe shkaktuan panik. Jo nuk do hypja më kurrë në asnjë mjet ujor”- tha Kiara për “Kryefjala.com”

Ndërkohë, kujtojmë se kohët e fundit moderatorja ishte me pushime në Greqi. Nuk dihet se kush e shoqëron atë, por me siguri mund të themi se Kiara nuk është shfaqur me miq në rrjetet sociale nga ky udhëtim siç bën zakonisht. Ndonjë partner misterioz? Vetë ajo tha në një intervistë të para pak javëve se ishte ‘single’, por media të ndryshme kanë raportuar se Kiara ka nisur një romancë me një personazh jo të njohur për publikun.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.